


Prej disa kohësh ajo është kthyer në Shqipëri dhe po e shijon në maksimum këtë periudhë. Këngëtarja Bleona Qerreti është ndalur në plazhet e jugut, për të shijuar detin, prej ku ka ekspozuar linjat e saj.
E veshur me bikini të zeza, Bleona dukej në superformë, ndërsa është fotografuar edhe me miqtë e saj Mihrie Braha dhe Naim Abazi.
Me flokët e mbledhura lart dhe gjithmonë e kuruar, Bleona nuk kishte kursyer as tualetin ndonëse ndodhej në plazh. Më tej ajo është takuar me disa fansa dhe lidhur me këtë fotografi shkruan, “I dua fansat e mi. Ditë e mrekullueshme sot. Ju dua shumë!! Ju përqafoj me mall e dashuri Bleona!!!”/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





