
Tiranë, 18 korrik 2014, NOA.al- Një grua rreth moshës 40 vjeçare është grabitur në kryeqytet, gjatë kohës që dilte nga një pikë këmbimi valutor.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 13.20 në zonën e “Brrylit”, pranë rrugës “Arkitekt Kasemi”.
Nga të dhënat e para siç raporton Noa.al, mësohet se gruaja kishte bërë një këmbim valutor në vlerën prej afro 30 mijë lekë të reja.
Kanë qenë dy persona të pamaskuar ata që kanë ruajtur gruan në veprimet e saj dhe në dalje të pikës së këmbimit valutor e kanë grabitur, por pa e dëmtuar.
Pas kësaj dy të dyshuarit janë larguar në një rrugë dytësore. Lidhur me këtë rast nga ana e policisë ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





