Transmetuar më 18-07-2014, 13:31

Edhe pse hidromasazhi është përzgjedhur si një nga mënyrat më të mira për tu qetësuar, përsëri ai ka anët e tij negative, të cilat nuk janë ta pakta dhe që mund të cilësohen plotësisht si rreziqe. Më poshtë po tregojmë disa prej tyre.

– Pseudomonas aeruginosa Folliculitis- Është një lloj bakteri i cili krijon infeksion në lëkurë, skuqje, irritim dhe krijimin e puçrrave me qelb. Për ta shmangur, pastrojeni mirë dushin dhe vaskën me një peshqir të lagur me ujë të nxehtë.

– Një formë e rëndë e pneumonisë, e cila është ngjitëse dhe shkaktohet gjatë procesit që ju jeni duke marrë frymë në dush, falë avullit të kontaminuar nga bakteret. Simptomat e hershme përfshijnë dhimbje koke, dhimbje të trupit, të dridhura dhe temperaturë. Shoqërohen me kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje gjoksi. Kush është në rrezik? Njerëzit mbi moshën 50 vjeç, duhanpirësit dhe njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive.

– Irritim nga mbetjet organike njerëzore- Është disi e shpifur për tu thënë, por çdo banjë me hidromasazh përmban një decigram të fekaleve (mbetjeve ushqimore trupore), madhësi e cila rritet me rritjen e peshës së trupit të njeriut. Këshillohet gjithmonë që të bëni një dush pasi keni mbaruar banjën.

– Infeksione bakteriale- Në pishinat dhe vaskat me hidromasazh ndodhen baktere të shumta të cilat shkaktojnë dhimbje stomaku, temperaturë, ethe, madje edhe diarre.

– Sëmundje të shkaktuara nga parazitët- Simptomat më të zakonshme janë diarreja, dehidratimi, shqetësime të lidhura me dhimbjet e kokës, shpërqendrim etj. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit