
Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në fëmijëri mund të rezultojë një investim i shkëlqyer për shëndetin tuaj në vitet në vazhdim.
Sipas mjekëve, kjo vitaminë është tejet e rëndësishme për mirëqenien e kockave tona. Njerëzit mendojnë se një dietë e kompletuar mjafton por, në rastin e vitaminës D, pak ushqime janë ato që e përmbajnë.
Për të marrë sasinë e nevojshme të vitaminës D, duhet të konsumojmë çdo ditë salmon, merluc ose sardele. Që të rrisim disponibilitetin e kësaj vitamine në trupin tonë është e domosdoshme të ekspozohemi mjaftueshëm në diell.
Pa dyshim, dieta luan rol të rëndësishëm pasi marrja e ushqimeve me magnez si spinaqi apo fasulet, bëjnë të mundur funksionin optimal të vitaminës D. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





