
Tiranë, 18 korrik 2014, NOA.al –Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është shprehur se reforma territoriale kërkon vizion në konceptim, standarde dhe parime në implementim, garantim prespektive në rezultat.
“PBDNJ është shprehur pa ekuivoke në favor të një reforme administrative-territoriale, si domosdoshmëri në kuadrin e përafrimit dinamik të vendit tonë me realitetet europiane edhe në këtë aspekt.Themelore ndër këto parime dhe standarde, janë ato të respektimit të të drejtave të pjesëtarëve të minoriteve kombëtare kudo që ata jetojnë historikisht dhe në numër të konsiderueshëm”, është shprehur Dule.
Ai ka shtuar se nga të dhënat e deritanishme, reforma orientohet në devijime substanciale nga këto parime dhe standarde dhe në shkelje flagrante të këtyre të drejtave themelore. “Nën ankhin e garantimit të aritmetikës së cilësuar parlamentare të kërkuar nga një ligjvënie e tillë, në tentativë bashkëpunimesh fluide, kësaj reforme i faturohen elemente të spikatura klienteliste dhe elektorale”, deklaroi kreu i PBDNJ.
Në përfundim, krahas vazhdimit të përpjekjes institucionale në të gjitha drejtimet dhe nivelet, Dule iu drejtua publikisht Kryeministrit Rama, të mos e privojë këtë reformë madhore nga parimësia, standardet, serioziteti dhe fryma europiane.
“Një zhvillim i tillë do ta bënte këtë reformë për PBDNJ dhe për ata që përfaqëson, jo vetëm të pa votueshme, por edhe të pa pranueshme”, përfundoi kreu i PDIU. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





