Transmetuar më 18-07-2014, 12:09

Tiranë, 18 korrik 2014, NOA.al  – Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka deklaruar se çdo ktyeministër do të reagonte pas publikimit të dosjes kriminale të deputetit, ndërsa Kryeministri Rama hesht.

“Mbarë opinion publik është njohur me provat e pakontestueshme, me dosjen e plotë penale të deputetit të Edi Ramës, Arben Ndoka, të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për heqje me forcë të lirisë së tjetrit. Çdo shqiptar është i tronditur nga këto fakte dhe çdo shqiptar është edhe më shumë i tronditur nga fakti se; Edi Rama hesht”, tha Halimi.

Ai solli në vëmendje se Edi Rama kërkoi 8 ditë më parë një emër dhe fakte, të cilat tani i ka, por hesht dhe bën të paditurin.

“Ne e kontestuam kur spostoi 2 gra, por atëherë Rama qepi gojën para opinionit publik. A ka ndonjë kryeministër në botën euroatlantike që hesht dhe fshihet kur faktohet se deputetët e tij kanë qënë të lidhur me boten e krimit te organizuar? Pse nuk u flet qyetatareve të vet, atyre 1 milionëve që ua ka kërkuar dhe marrë votat? Pse nuk u flet partnerëve ndërkombetare, ambasadorëve, por i fshihet faktit se ai me firmën e vet ka sjelle në parlament botën e krimit?”, shtroi pyetjet deputeti Eduard Halimi.

Në vijim ai shtoi se deputeti i PS, Ndoka, është shpallur fajtor dhe është dënuar për akuza shumë të rënda, por, sipas Halimit, fajtor është vetëshpallur tashmë Edi Rama, me heshtjen e tij dhe gjendet nën akuzën e eleminimit nga lista të dy kandidateve gra.

Sipas Halimit, kjo bëhet për t’i hapur rrugë me çdo kusht hyrjes në parlament të personit me precedent të rëndë penalë. “Fajtor është Edi Rama sepse me anë të këtyre deputetëve me të shkuar kriminale, ai godet dhe kërcënon me jetë përfaqësuesit e opozitës”, ka deklaruar Halimi.

Deputeti i PD-së shtoi se është fajtor Edi Rama pasi për hir të aleancës me botën e errët të krimit, ai po kërkon të kapë dhe drejtësinë për t’i shërbyer deri në fund banditëve rreth tij dhe aktivitetit të tyre të paligjshëm.

“Edi Rama do ta marrë dënimin nga qytetarët e vendit për kriminalizimin që i ka bërë dhe po i bën shtetit dhe parlamentit”, përfundoi deklaratën deputeti Eduard Halimi, në emër të Partisë Demokratike. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit