
I lindur më 18 korrik të vitit 1967, Vin Diesel është cilësuar si një nga aktorët më të dashur të Hollywood-it. Sot është ditëlindja e tij. Ai ka luajtur në shumë filma aksion, mes së cilave spikat “Saving Private Ryan”, “The Chronicles Of Riddick” si dhe “The Fast and the Fourious”. Më poshtë keni 5 arsye pse të gjithë e duan këtë aktor.
1- Armë, makina dhe femra. Diesel di t’i përballojë më së miri. Për rolet e tij, ai është shprehur: “Mua më pëlqejnë shumë rolet që kam pasur, edhe pse shpesh si antihero”.
2- A e dinit se ai është në një marrëdhënie të gjatë me modelen meksikane Paloma Jimenez, me të cilën ka edhe dy fëmijë, vajzën Hania Riley dhe djalin Vincent, të lindur në vitin 2010?
3- Ai është një këngëtar i mirë. Nëse nuk e keni parë ende videon e tij të postuar në rrjet, duke kënduar këngën “Stay” të Rihann-ës, keni shumë të drejtë të mos jeni në dijeni të këtij fakti.
4- Të gjithë duhet ta pranojnë se jo çdo mashkull mund të ketë fizikun e tij, aq muskulor, zërin e fortë dhe kumbues, si dhe sjelljen e këndshme njëkohësisht.
5- Ai mund të duket i vrazhdë dhe si një gjigant i pashpirt, por në të vërtetë është shumë i butë, i dashur dhe kujdeset në maksimum për familjarët dhe të afërmit.
Pra, nuk na ngelet gjë tjetër veç se t’i urojmë një karrierë të mirë dhe të mbushur me suksese në vijim. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





