Transmetuar më 18-07-2014, 11:08

Gjatë kërkimeve të shumta të realizuara në territorin e Ukrainës për të gjetur trupat e viktimave dhe pjesët e avionit të rrëzuar ditën e djeshme, është zbuluar kutia e zezë e avionit Boeing 777.
Megjithatë, kutia e gjetur ajo nuk mund të zbulojë origjinën e goditjes së supozuar të raketës, që autoritetet ukrainase dhe separatistët prorusë fajësojnë njëri-tjetrin.
Në bordin e avionit të rrëzuar ditën e djeshme në Ukrainë, i cili po udhëtonte nga Amsterdami (Holandë), për në Koala Lampur (Malajzi), kanë qenë 298 persona në bord, mes së cilëve edhe fëmijë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





