
Tiranë, 18 korrik 2014, NOA.al – Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për një ish-punonjëse banke të nivelit të dytë në Tiranë, e cila dyshohet për vjedhjen e llogarive bankare të klientëve të ndryshëm, me një dëm rreth 200 mijë euro.
Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se A. Aliaj, me detyrë specialiste krediti në filialin e një banke në Kamëz, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme, ka arritur të mashtrojë një numër të madh klientësh, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare ose duke u hapur, pa dijeninë e tyre llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë.
Sipas hetimit të Prokurorisë, A. Aliaj, me detyrë specialiste krediti në filialin e një banke në Kamëz, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme, ka arritur të mashtrojë një numër të madh klientësh, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare ose duke u hapur, pa dijeninë e shtetasve llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë. Prokuroria e Tiranës e ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga drejtuesit e bankës ku ushtronte funksionet shtetasja A. Aliaj, pas shqetësimeve që shumë klientë kishin paraqitur. Pas hetimeve paraprake, Prokuroria e akuzon shtetasen A. Aliaj përkryerjen e veprёs penale tё “Vjedhjes duke shpёrdoruar detyrёn” dhe “Falsifikimit tёdokumentave nga personi qё ka pёr detyrё lёshimin e tyre”.
Ndërkohë, po vijon hetimi për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të tjerë, tëcilët dyshohet se e kanë ndihmuar shtetasen nën hetim për të realizuar qëllimet e saj.
Veprimet në kundërshtim me ligjin ndahen në katër kategori:
1. Çelje të kredive në formën e overdrafteve, në mungesë të dokumentacionit, pa kërkesë të titullarit të llogarisë (klientëve), e shoqëruar në shumë raste me tërheqje direkte tëshumave nga vetë punonjësja A. Aliaj, si edhe bashkëpunëtorëve të saj jashtë bankës;
2. Veprime abuzive me kartat e kreditit të përdorura realisht nga shtetasia nёn hetim A.Aliaj, nëpërmjet bashkëpunimit me tregtarë të ndryshëm, me të cilët banka kishte marrëveshjeve për kryerjen e shitjeve nëpërmjet poseve (duke zbritur vlerën e komisionittë transanksionit);
3. Trasferimi apo tërheqje nga llogaria rrjedhëse e klientëve pa kërkesë të paraqitur nga titullari i llogarisë;
4. Dhёnia e pamerituar e kredisë, në kundërshtim me rregulloren e bankës, ndaj subjekteve që nuk i përmbushin kushtet e përfitimit të kredisë, mbi burime jo reale të të ardhurave (vërtetime page të fallsifikuara), e shoqëruar në disa raste edhe me përdorim tëdrejtëpërdrejtë të shumave të kredisë nga shtetasja nёn hetim. /k.k/a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





