Transmetuar më 18-07-2014, 09:44

Korçë, 18 korrik 2014, NOA.al – Janë konfliktuar për një çështje banale por përfundimi nuk ka qenë pa pasoja. Dy të rinj në qytetin e Korçës janë konfliktuar mes tyre dhe si rezultat, njëri ka përfunduar në spital, pasi është goditur me thikë në shpatull.

Policia e qytetit të Korçës bën me dije se ditën e djeshme ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj 15 vjeçarit me iniciale E.T., i cili ka plagosur me një mjet të mprehtë, tip thikë, 21 vjeçarin B.N..

Ai është duke marrë ndihmën e nevojshme në spitalin e qytetit juglindor, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së këtij rrethi. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit