Transmetuar më 18-07-2014, 09:30

Korçë, 18 korrik 2014, NOA.al – Ata kanë pasur vite të tëra martesë, por kjo nuk e ka ndaluar gruan e tij 64 vjeçare ta kallëzojë penalisht.
84 vjeçari me iniciale I.S. nga qyteti i Korçës është kallëzuar ditën e sotme nga bashkëshortja e tij, 20 vite më e re, e identifikuar me inicialet F.S., për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës psikologjike.
Policia e Korçës informon se materialet për këtë vepër penale i kaluan Prokurorisë së rrethit /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





