
Burime nga policia e Washingtonit kanë bërë të ditur se një burrë ka djegur gjithë shtëpinë, duke dashur të djegë të gjallë një merimangë. Departamenti i zjarrfikësve në West Seattle tha se u thirrën nga fqinjët, për një shtëpi që ishte përfshirë nga flakët.
Gjithçka ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 20:30 të pasdites në Arbor Heights. Incidenti nisi kur burri, i cili jetonte në shtëpi me qira ishte duke tentuar të vriste në tualet një merimangë, nëpërmjet një sprajti me bojë dhe një çakmaku. Papritur, flakët përfshinë gjithë shtëpinë. Fqinjët u munduan ta ndihmonin fillimisht, por më pas u detyruan të thërrisnin zjarrëfikëset.
Burri, i cili nisi zjarrin, jeton në shtëpi me nënën e tij. Zjarri shkaktoi rreth 40 mijë dollarë dëm të jashtëm dhe 20 mijë dollarë dëm në pjesën e brendshme të shtëpisë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





