
Tiranë, 17 korrik 2014, NOA.al- Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses për shtyp, Laura Vorpsi, në një deklaratë për mediat u shpreh se rrëfimi i sotëm i Edi Ramës për 300 ditët e punësimit dhe mirëqenies, nuk e shpëton dot atë nga mëkati i mashtrimeve të përditshme.
“Rrëfimi nuk e shpëton dot Edi Ramën nga përgjegjësia që ai ka për 6 të vetëvrarë për pushim të padrejtë nga puna. Ai me politikat e tij është përgjegjës për humbjen e mbi 30 mijë vendeve të punës në këto 300 ditë”, tha Vorpsi.
Ajo vazhdoi në emër të PD-së duke u shprehur se rrëfimi i sotëm nuk e fsheh dot faktin se në këto 300 ditë është dyfishuar numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, një tregues i humbjes së shpresës.
Sipas Laura Vorspsit, Edi Rama qëndron sot pas 300 ditëve në krye të mashtrimeve, për shpërblimin financiar të ish të përndjekurve politikë.
“Varfëria është ulur këmbëkryq, kaos me skemën e pensioneve dhe personat me aftësi të kufizuar çdo ditë e më shumë po marrin me vonesë pagesën e papunësisë. Të gjitha këto mëkate nuk shlyhen dot me një rrëfim suksesesh imagjinare”, ka përfunduar deklaratën e saj Laura Vorpsi. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





