Transmetuar më 17-07-2014, 17:21

Një nga shqetësimet  më të zakonshme është djegia e stomakut, e cila nis që në ezofag e vazhdon më pas në kraharor e bark. Shpesh është aq e padurueshme sa nuk durohet dot fare.

Zakonisht, një pjesë e madhe jona vrapojmë për në farmaci, për të gjetur një zgjidhje për këtë dhimbje, por cilat janë disa mënyra natyrale dhe shuam më të thjeshta? Nëse nuk i dini, po jua tregojmë më poshtë.

Përtypni një çamçakëz. Në një studim të publikuar në Journal of Dental Research thuhet se përtypja e një çamçakëzi pa sheqer për 30 minuta eliminon djegiet e stomakut.

Një mënyrë tjetër është të përzieni  një gjysmë luge sodë në një gotë ujë. Pasi të jeni siguruar se soda është tretur e gjitha, pini ujin dhe shikoni efektet pozitive në djegien e stomakut.

Nëse preferoni të hani një frut, për shembull një banane apo një mollë, të dyja këto përmbajnë antiacidë natyralë dhe ju largojnë ndjenjën e pakëndshme të djegies. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit