
Edhe një herë tjetër këngëtarja e famshme Britney Spears ka bërë figurë të keqe në një restorant, në të cilin është ulur të drekojë bashkë me të dashurin e saj David Lucado. Këtë herë Spears ka harruar të paguajë faturën.
Sipas asaj që raporton TMZ, në momentin e pagimit të faturës, e cila ka qenë rreth 30 dollarë, këngëtarja i ka thënë kamerierit të shkojë të marrë pagesën tek roja i sigurimit të Spears, por ai ishte zhdukur nga ambientet e lokalit.
Mbase Britney do të duhej ta paguante drekën e saj duke kënduar një nga hitet, por në këtë rast duartrokitjet do t’i mungonin, apo të paktën nuk do të shpërbleheshin me para./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





