Transmetuar më 17-07-2014, 16:16

Tmerri i radhës vjen nga India. Këtë herë bëhet fjalë për një fëmijë femër të moshës 6 vjeçare, e cila është përdhunuar nga mësuesi i saj i gjimnastikës dhe një roje e shkollës në Bangalore.

Sipas asaj që ka publikuar BBC, gjithçka ka ndodhur më 2 qershor (muajin e shkuar), por prindërit kanë mundur ta zbulojnë vetëm dy ditë më parë, kur e vogla është shprehur për dhimbje në stomak dhe është çuar për tu vizituar në spital.

Policia ka marrë denoncimin e bërë, por deri më tani nuk ka vënë ende përpara drejtësisë të akuzuarit.

Qindra prindër të fëmijëve kanë shpërthyer dyert e shkollës, pasi kanë protestuar përpara saj, për të vënë vetë drejtësi. Policia bën të ditur se po hetohet mbi këtë rast por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Drejtori i shkollës për të qetësuar situatën, ka kërkuar falje ndaj prindërve dhe ka premtuar për bashkëpunim tërësor me forcat e policisë për të hedhur dritë mbi këtë episod të tmerrshëm. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit