
Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe gjatë ditës së premte situata e motit do të vijojë e paqëndrueshme duke bërë që paraditja të dominohet nga kthjellime ndërsa në pjesën e dytë të ditës sërish do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira. Më të theksuara shirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor, herë pas here rrebeshet e shiut do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Parashikohet që situata e motit të paqëndrueshëm të mbetet prezet edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në të dy vlerat ekstremale të ditës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë prej 43 km/h nga drejtimi Jugor dhe jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 4 ballë.
Europa
Britania e Madhe si edhe Europa veriore do të jenë nën ndikimin vranësirave dhe shirave intensive, kjo për shkak të vendosjes së një qendre me presion të ulët atmosferik mbi këto rajone. Gjatë pasdites sistemi i vranësirave dhe shirave do të përfshijë edhe rajonin e balltikut duke gjeneruar rrebeshe shiu. Me shira do të mbetet rajoni i Mesdheut si edhe Europa juglindore ku situata e përkeqësuar do të vijojë në Greqi. Ndërsa Europa qendrore, Lindore si edhe gadishulli Iberik do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





