Transmetuar më 17-07-2014, 13:23

Fushë Bulqizë, 17 korrik 2014, NOA.al- Një makinë ka dalë nga rruga në Fushë Bulqizë duke bërë që një person të gjejë vdekjen menjëherë dhe një tjetër të mbetet i plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13.00 të mesditës së sotme, ndërsa identiteti i viktimës është Ëngjëllush Kurti 19 vjeç, kurse i plagosuri i cili gjeti vdekjen pak orë më vonë në spital është 19 vjeçari Ardit Murra.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për daljen nga rruga, ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.

Të sinjalizuar për aksidentin, efektivët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar rrethanat e tij./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit