Transmetuar më 17-07-2014, 12:43

Të notosh pranë një balene 18 metra. Kjo gjë sado e pazakontë që mund të duket, ka ndodhur në Sidnei të Australisë, ku një burrë sapo ishte zhytur në det, u gjend fare pranë një balene gjigante.

Ai ndodhej në ujërat e Warriewood Beach, kur balena u shfaq fare pranë bregut dhe u largua qetësisht, pasi përplasi disa herë bishtin.

Autoritetet e bregdetare thanë se balena ishte e gjatë 18 metra dhe peshonte mbi 50 mijë kilogramë, me shumë mundësi e gjinisë femër dhe gati për të lindur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit