Transmetuar më 17-07-2014, 11:06

Vlorë, 17 korrik 2014, NOA.al- Në kuadër të operacionit antikanabis në Vlorë, janë zbuluar 325 rrënjë kanabis sativa.

Gjatë ditës së djeshme nga efektivët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, është zbuluar lënda narkotike.

Siç raporton Noa.al, lënda narkotike ishte kultivuar në tetë parcela në fshatin Laparadha të komunës Kotë dhe pikërisht në vendet e quajtura “Sherbova” dhe “Korije”, në një zonë të pyllëzuar.

Nga ana e uniformave blu u bë dokumentimi i plotë ligjor si dhe asgjësimi me djegie i lëndës narkotike. Policia ka nisur hetimet për këtë rast, me synim identifikimin e personave që e kanë mbjellë./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit