
Lezhë, 17 korrik 2014, NOA.al- Një vajzë 29 vjeçare nga Lezha ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë pesticide.
Flora N., me banim në fshatin Raboshtë të Lezhës, është vetëhelmuar me pesticide bujqësore (rogor), ku për pasojë ndodhet në Spitalin e Toksikologjisë Tiranë në gjendje të rëndë, duke marrë mjekim.
Kanë qenë familjarët ata që i kanë ardhur në ndihmë të resë duke e dërguar për mjekim. Nga të dhënat e para dyshohet se 29 vjeçara e ka kryer këtë akt në gjendje të rëndë depresive.
Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Shkaktimi vetvrasjes”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





