Transmetuar më 17-07-2014, 09:56

Elbasan, 17 korrik 2014, NOA.al- Një person i vënë në ndjekje nga policia pas një vjedhje që kishte kryer në qytetin e Elbasanit, ka gjetur vdekjen

Fidel Cani 49 vjeç nga Shkodra, është ndaluar nga policia vetëm pasi atij i ra atak kardiak.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë Noa.al, se gjatë ditës së djeshme Cani kishte vjedhur portofolin e një të moshuari në bulevardin “Aqif Pasha”.

Pas kësaj ai ishte vënë në ndjekje nga uniformat blu, ku duke vrapuar pranë rrugës “Luigj Gurakuqi” ra përtokë, duke gjetur vdekjen.

Pavarësisht tentativës për ti dhënë ndihmë, 49 vjeçari kishte gjetur vdekjen. Ndërkohë në xhepin e tij u gjet portofoli që i kishte vjedhur të moshuarit, bashkë me 38 mijë lekë në xhep.

Nga kryerja e autopsisë në trupin e tij, rezultoi se Fidel Cani kishte ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit