Transmetuar më 17-07-2014, 08:29

Gjirokastër, 17 korrik 2014, NOA.al- Shkon në 40 numri i personave të arrestuar në Lazarat për sulm me armë mbi policinë dhe armëmbajtje pa leje.

53 vjeçari Avdul Bocia, i shpallur në kërkim për vrasje të punonjësve të policisë e mbetur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake, ka përfunduar në pranga.

Siç raporton Noa.al, gjatë kontrollit në banesën e tij në 21 qershor u gjet një automatik, 54 krehëra me fishekë, 70 gëzhoja të qitura nga arma që u sekuestrua, me të cilat dyshohet se është qëlluar mbi policinë.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit