
Tiranë, 17 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 17 korrik 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Shefi i auditit. Dokumenti, Cani kundër Kodhelit për emërimet”.
Tituj të tjerë janë; “Lirohet “Ben Qimja”, Gjykata e Lartë rrëzon burgimin e përjetshëm për Lulzim Berishën”.
“Mazhoranca miraton ligjin për shkarkimin e anëtarëve të KLD, reagon Gjin Gjoni: Rama përçmon veriorët”.
“Nishani: Rama i palumtur sepse kërkon pushtet të pakufizuar”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Milioneri Gjin Gjoni, nën hetim. Krimi ekonomik, dyshime për aktivitete të paligjshme nga gjyqtari dhe e shoqja”.
Tituj të tjerë janë; “Lulzim Berisha shpëton nga burgu i përjetshëm. Ish-kreu i “Bandës së Durrësit” fiton betejën në kolegjin e Gjykatës së Lartë”.
“Ish- të përndjekurit, dosjet e 1107 përfituesve”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Përplasja me KLD, Nishani, Ramës: Do pushtet pa kufi”.
Tituj të tjerë janë; “Shkrimi i panjohur i Kadaresë: Ç’më ndodhi në 29 prill 1994”.
“Astrit Beci: Kanë lidhje me depot, mjekët që japin doza të mëdha ilaçesh”.
“Matura Shtetërore, datat e sezonit të vjeshtës për ngelësit”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Filloi “Lufta e Ftohtë” President-Kryeministër. Kryetari i Shtetit Bujar Nishani reagoi dje mjaft ashpër kundër Edi Ramës”.
Tituj të tjerë janë; “Cani-Fullani marrin 100 milionë euro nga BERZH”.
“Ish- ministri Halit Shamata: Opozita e PD-së jo me ish-ministra hajdutë”.
“Ja cila do të jetë struktura e vitit shkollor 2014-2015”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Dy vendimet e gjykatave/ Bie burgimi i përjetshëm për Lul Berishën, “Ben Qimja” një hap larg lirisë”.
Tituj të tjerë janë; “Policia kallëzon gjyqtarin për pasurinë, Gjoni: Rama më ka vënë përgjues në makinë”.
“Nishani: Ramën nuk e bëj dot të lumtur me drejtësinë”.
“PS kryqëzon KLD-në, reforma në drejtësi pas territoriales”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





