Transmetuar më 17-07-2014, 07:58

Një grua nga Texasi, Shannon Richardson, nënë e gjashtë fëmijëve, njëri prej të cilëve i lindur në burg, u dënua me 18 vjet burg.

Ky dënim erdhi pasi i dërgoi një letër me ricinë, lëndë helmuese vdekjeprurëse për njeriun, Presidentit rë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe kryebaskiakut të asaj kohe të New York, Michael Bloomberg.

Richardson në të kaluarën punonte si aktore dhe është shfaqur në disa seriale televizive amerikane./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit