
Mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi nëpërmjet disa elementëve që gjenden lehtësisht dhe që mund ti japin fytyrës suaj një pamje të freskët dhe të shëndetshme.
Mjafton që të përgatisni një maskë me miell tërshëre. Përzieni dy lugë miell tërshëre me një lugë mjaltë dhe gjysëm luge lëng limoni. Këtë masë aplikojeni në fytyrë, duke insistuar në zonat më kritike, si hunda, mjekra dhe faqet.
Masën lëreni të veprojë deri sa të thahet dhe të nisë të plasaritet, ndërsa më tej shkërmoqeni me dorë. Këshillohet ta përdorni fillimisht çdo tre ditë, ndërsa më tej me marrjen e rezultateve dhe normalizmit të lëkurës, përdoreni një herë në javë ose në dhjetë ditë.
Një këshillë që duhet të mbani parasysh është se fytyra duhet të jetë e pastër në momentin që kjo maskë do të aplikohet./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





