
Një nga frutat më të konsumuara në stinën e verës është shalqiri, i cili gjendet me shumicë në të gjitha dyqanet ku ne mund të bëjmë pazarin gjatë kësaj periudhe. Pasi keni konsumuar zemrën e tij, mos e hidhni poshtë lëkurën, e cila është e pasur me citrulinë dhe amino acide. Lexoni këto 4 mënyra dhe përdoreni atë shëndetshëm.
Hidheni atë në blender bashkë me pak pjesë të brendshme të frutit për të pregatitur një pije freskuese. Nëse e doni pak alkoolike, shtojini mjaltë, gin, vodka apo alkool tjetër, sipas shijes suaj.
Falë amino acideve, lëkura e bardhë e shalqirit ndihmon në pakësimin e akneve. Ato mund t’i konsumoni si ushqim, por edhe mund t’i bëni masazh fytyrës.
Prijini lëkurat në copa të vogla dhe të holla, ruajini në një kavanoz me vajë ulliri. Shtoni në të piper, speca të kuq djegës dhe erëza të tjera, sipas dëshirës. Konsumojini më pas në formën e sallatës, të shoqëruara me karota apo patate të ziera.
Ruajini lëkurat në një kavanoz ku keni hedhur më parë 2 filxhanë lëng shalqiri, 2 filxhanë uthull qershie, mjaltë, pakëz kripë dhe 6 gjethe të freskëta nenexhiku.
Dy mënyrat e fundit ruhen në frigorifer të mbyllura mirë, 24-48 orë para servirjes. Janë shoqëruese shuam të mira të mishit apo barbequeve të ndryshme. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





