Transmetuar më 16-07-2014, 20:30

Edhe pse studimet e fundit e kanë vënë theksin tek sëmundje kardio vaskulare, kolesteroli vazhdon të jetë një nga sëmundjet kryesore që qëndron në themel të shfaqjes së disa tumoreve. Këto rezultate vijnë nga një studim i kryer në University of Illinois në Chicago dhe të publikuara në Nature Communications.

Kolesteroli mund të cilësohet si një “ndezës” i qelizave kancerogjene. Studimi përshkruan lidhjen mes kolesterolit dhe një proteine të quajtur Dishevelles, e cila aktivizon qelizat kancerogjene të disa tumoreve që njihen si Wnt. Kjo është një molekulë që favorizon rritjen e këtyre qelizave.

Është zbuluar se ushqimet që kanë në përmbajtjen e tyre shumë yndyra mund të jenë të lidhura me një rrezik më të madh onkologjik. Falë këtij zbulimi mund të realizohen krijimet e terapive të reja kundër kancerit dh tumoreve të caktuara. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit