
Lushnje, 16 korrik 2014, NOA.al –Një 16 vjeçar është mbytur ditën e sotme, rreth orës 16:00 në plazhin e Divjakës.
Burimet bëjnë të ditur për agjencinë NOA.al se 16 vjeçari, identiteti i së cilit nuk është bërë ende publik, ka shkuar për tu argëtuar në plazh bashkë me tre shokët e tij.
Pasi nisën dallgët dhe deti u trazua, tre djemtë e tjerë kanë mundur të dalin në breg, ndërsa shoku i tyre, jo.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për të gjetur trupin e viktimës dhe më pas dorëzimin e tij tek familjarët për tu kryer ritet mortore para përcjelljes për në banesën e fundit. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





