Transmetuar më 16-07-2014, 18:34

Tiranë, 16 korrik 2014, NOA.al-   Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një mesazh falënderimi Kreut të Shtetit shqiptar, Bujar Nishani në të cilin e falënderon për urimet në kuadër të 238 vjetorit të pavarësisë së SHBA.

Ja cila është letra e plotë e Presidentit Barack Obama drejtuar Presidentit Bujar Nishani

“I dashur Zoti President!

Së bashku me popullin amerikan ju falënderoj për mesazhin tuaj të mirësjelltë të urimit teksa ne festojmë 238-vjetorin e pavarësisë!

Përfitojmë nga ky rast për t’u ngazëllyer nga trashëgimia multikulturore dhe traditat e pasura që i bashkojnë amerikanët si komb me pjesën tjetër të botës. Ne marrin zemër nga ideali ynë i përbashkët që të gjithë njerëzit duhet të shijojnë lirinë për të gjetur lumturinë dhe begatinë.

Ndërsa sjellim ndërmend sakrificat e së kaluarës dhe të së tashmes për të siguruar lirinë që gëzojmë, ne ripohojmë besimin dhe vendosmërinë tonë që të përpiqemi që të gjithë njerëzit të gëzojnë të drejtën të jenë e të mbeten të lirë dhe në paqe”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit