
Tiranë, 16 korrik 2014, NOA.al- Vetëm disa ditë më parë banesa e tyre është përfshirë nga flakët dhe si pasojë, sot, e zonja e shtëpisë e identifikuar si S. Cullhaj, ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës.
Burimet bëjnë të ditur për agjencinë NOA.al se gruaja kishte marrë plagë të rënda si pasojë e djegies pas rënies së flakëve në banesën e saj.
Fatmirësisht, edhe pse është plagosur, bashkëshorti, Arian Cullhaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, ku jetonte çifti. Pasi zjarrfikëset kanë mundur të shuanin zjarrin, policia ka bërë të ditur se flakët kanë përfshirë banesën, si pasojë e një shkëndije elektrike. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





