Transmetuar më 16-07-2014, 17:18

Tiranë, 16 korrik 2014, NOA.al – Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pranuar kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço për shkarkimin e gjykatësit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Pukë, Shtjefën Lleshi.

Për procedimin e gjyqtarit të Elbasanit, Bujar Musta, KLD dha vërejtje dhe paralajmërim.

Ky institucion është mbledhur sot për të shqyrtuar procedimet disiplinore për 6 gjyqtarë. Ministri Naço ka bërë kërkesën për nisjen e procedimit disiplinor edhe për gjyqtarin e Elbasanit Ilir Pashaj, Herila Çela në Vlorë, Adelina Zarka në Fier, dhe Bujar Krasniqi gjyqtar në Tiranë. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit