
I aq shumë përfoluri dhe i cilësuar si fenomen negativ, Photoshop-i, të paktën për një herë të vetme ndihmoi pozitivisht. Gjithçka ka ndodhur në Ohio, ku Nathen Steffel ka postuar një kërkesë mallëngjyese në platformën Reddit.
“Kjo është ime bijë, Sophia. Ka vdekur pas gjashtë javësh jetë. Nuk mundëm kurrë ta shikonim pa të gjithë ato tuba. A më ndihmon ndokush?”. Kjo ka qenë diçitura në formë lutje dhe njëkohësisht kërkese e të atit, i cili ka postuar një foto të vogëlushes që ka ndërruar jetë, të cilën ju mund ta gjeni më poshtë.
“Ka jetuar të gjithë jetën e saj në spital dhe ne nuk kemi mundur kurrë ta shikojmë pa tuba. Vdiq pas një beteje të gjatë në spital. A mund të na ndihmojë dikush të heqim këto tuba nga fotot?”, shkruan i ati.
Këtë herë i gjithë rrjeti është solidarizuar dhe kanë treguar pjesën e tyre humane. Fëmija vuante nga mëlçia që prej lindjes. Pritej një ndërrim i organit, por fatkeqësisht sëmundja avancoi shumë. Familja e dinte që para se të lindte për sëmundjen e fëmijës, por kjo nuk u preu atyre shpresat.
“Doja një foto të bukur për bashkëshorten time, por ngela i habitur nga gjithë ato që më dërguan në llogari, përmes mesazheve. Tani kemi një album të plotë për të kujtuar Sophin-ë tonë”, ka thënë i ati. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





