
Pas kontratës së majme që nënshkroi me kompaninë prestigjioze Adidas për 10 vitet e ardhshme, Manchester United do të shndërrohet në klubin e futbollit me vlerën më të madhe në Botë duke lënë pas edhe Realin e Madridit.
Që prej verës së ardhshme, Adidas do të derdhë në arkat e klubit anglez plotë 942 milionë Euro, shumë kjo që do të rrisë akoma edhe më shumë vlerën që ka në treg Manchester United, citon Supersport.
Sipas gazetës së famshme amerikane Wall Street falë kontratës së re me Adidas, vlera e djajve të kuq në treg do të kapë shifrën e 2 miliardë e 655 milionë Euro, duke bërë kështu të mundur që ata të shndërrohen në klubin e futbollit më të shtrenjtë në mbarë globin.
Madje Wall Street bën me dije se menjëherë pasi firmosi me Adidas vlera aksioneve të Manchester United pësoi një rritje prej 5%.
Përpara marrëveshjes të 20-herë kampionëve të Anglisë me gjigantin gjerman të veshjeve sportive, ishte Reali Madridit klubi i futbollit më më shumë vlerë në treg, 2 miliardë e 417 milonë Euro është vlera e spanjolleve, ndërsa aksionet e Red Devils përpara firmës me Adidas mund të bliheshin për 2 miliardë e 237 milionë Euro.
Megjithatë nuk është vetëm marrëveshja me kompaninë gjermane ajo që ka ndikuar në këtë rritje të vlerës së Manchester United, pasi meritë për këtë ka jo pak edhe firma automobilistike Chevrolet, e cila për të reklamuar markën e saj në fanellat United i paguan klubit anglez 67 milionë Euro në vit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





