Transmetuar më 16-07-2014, 16:22

Tiranë, 16 korrik 2014, NOA.al – Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi kanë bërë të ditur gjatë një deklarate për shtyp se Ministrjae Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka bërë drejtor të auditit, Edmond Goren, një person të pacertifikuar, duke shkelur ligjin.

“Ministrja e Mbrojtjes bëri sot një paradë të gjatë me propagandë boshe për 300 ditët e saj, por ajo nuk ktheu përgjigje për shkeljen e ligjit me firmën dhe vulën e saj. Për Ministren e Mbrojtjes më i rëndësishëm se sa ligji, është mbushja me nxitim e dosjeve për kundërshtarët politikë”, u shpreh Vorpsi.

Ajo ka shtuar se zbulimin e kësaj paligjshmërie, e ka bërë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili me një letër dërguar Ministres më 12 qershor, i ka kërkuar kësaj të fundit të respektojë ligjin dhe të korrigjojë emërimin që ka bërë, duke i lënë edhe afat deri në fund të qershorit.

“Është e qartë se Ministrja e Mbrojtjes nuk ka respektuar as kërkesën e Ministrit të Financave, as ligjin. Skandali thellohet më shumë, pasi kur Drejtori i Auditit është i paligjshëm, atëherë edhe aktet që ai ka nxjerrë deri tani janë të paligjshme”, deklaroi zëdhënesia e PD-së.

Vorpsi rikujtoi se drejtori i Auditit është personi kyç për të mbuluar korrupsionin qeveritar, dhe këtë zonja Kodheli dhe zoti Rama e dinë mirë nga bashkëpunimet e tyre të mëparshme. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit