Transmetuar më 16-07-2014, 15:46

Tiranë, 16 korrik 2014, NOA.al  – Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka prishur gjatë ditës së sotme 3 objekte në zonën e Rrugës së Elbasanit.

INUK njofton se ka rifilluar rreth orës 12:00 aksionin për prishjen e ndërtimeve në kuadër të projektit për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit.

Efektivët e INUK nisën punën për prishjen e këtyre objekteve me lavazhet e ndodhura përballë “Sofrës së Ariut” dhe vijoi më tej drejt kryqëzimit të rrugës së Elbasanit me rrugën 3 Vëllezërit Kondi, me prishjen e të tjera ndërtimeve pa leje.

Në vijimësi mendohet të prishen edhe 10 objekte të tjera, në kuadër të realizimit të këtij projekti. Specialistët e INUK informojnë se të gjitha veprimet janë kryer konform ligjit dhe në mirëkuptim të plotë me pronartët, të cilët kishin liruar objektet për të mundësuar prishjen e ndërtimeve të jashtëligjshme.

Njëherazi INUK njofton se inspekton dhe mban në kontroll të gjithë territorin e vendit për ndërtimet pa leje dhe në vijim të zbatimit me përpikmëri të ligjit do prishë të gjitha objektet e paligjshme kudo që ato ndodhen për të mundësuar realizimin e projekteve me rëndësi kombëtare. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit