

Duket se janë të pafundme dobitë e çokollatës lidhur me shëndetin dhe humorin, por të çokollatës së zezë ama.
Dy studime të ndryshme, një italian dhe një amerikan, kanë zbuluar se elementët e pranishëm te çokollata e zezë ndihmojnë për qarkullimin e gjakut si dhe për të mbajtur nën kontroll peshën, duke mos përfunduar drejt obezitetit.
Studimi i parë i publikuar në revistën “Journal of the American Heart Association” u zhvillua nga Universiteti La Sapienza. Një grup personash me moshë nga 60 deri në 78 vjeç, u ndanë në tre grupe, i pari konsumonte çokollatë të zezë, i dyti me qumësht dhe i treti nuk konsumonte fare.
Në përfundim të eksperimëntit u vu re se ata persona që konsumonin çokollatë të zezë nuk ishin aspak mbipeshë, ndërsa favorizohej edhe aftësia e tyre për të ecur.
Studimi i dytë u zhvillua nga Departamenti i Shkencave dhe Teknologjisë në Virginia Polytechnic Institute, ku u zbulua se ngrënia e çokollatës së zezë ndihmon për të mbajtur nën kujdes peshën dhe për të parandaluar obezitetin dhe diabetin.
Studimi u zhvillua mbi minjtë, të cilët u ndanë të ndiqnin regjime të ndryshme ushqimore. U vu re se ara minj që hanin rregullisht çokollatë të zezë, kishin një peshë trupore më të ekuilibruar dhe qarkullim gjaku më të mirë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





