Transmetuar më 16-07-2014, 15:11

Fier, 16 korrik 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Fierit ka bërë të mundur bllokimin e nëntë klandesitnëve sirianë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Nata” krahas klandestinëve, u bë arrestimi në flagrancë i 33 vjeçarit Ylli Cauli me banim në Kemishatj të Lushnjes, dhe i 31 vjeçarit Elisedi Mihali, me banim në Mërtish të Lushnjes.

Krahas tyre u shpall në kërkim 52 vjeçari me iniciale R.M., me banim në Babje të Librazhdit.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe në mënyrë të përsëritur dyshohen se kryenin transportin e klandestinëve sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Ata janë kapur në vendin e quajtur Ura e Mbrostarit në orët e para të mëngjesit duke udhëtuar me një automjet tip “Seat”, me ngjyrë të bardhë, me targë AA 820 GB.

Pas ndalimit klandestinët sirianë i’u dorëzuan specialistëve të kufirit, për të ndjekur procedurat e mëtejshme.

Ndërkohë në ngarkim të të ndaluarve materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me qëllim fitimi”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit