
Rrezet e ultravioletë të dala nga dielli janë shkaku kryesor që shkaktojnë sëmundje në lëkurë, plakje të parakohshme, djegie, e deri në tumorin e lëkurës.
Disa shkencëtarë spanjollë të angazhuar në një studim, zbuluan se elementët që ndodhen te rrushi dhe te vera, mund ta mbrojnë lëkurën nga këto lloj dëmtimesh.
Studiuesit e Universitetit të Barcelonës dhe të Këshillit Kombëtar të Studimeve në Spanjë, analizuan reaksionin kimik që ndodh në lëkurë kur goditet nga rrezet e diellit, duke çuar në vdekjen e qelizave.
Gjatë studimit u vu re se rrushi mund të ndihmojë për të mbrojtur lëkurën nga kanceri, nëpërmjet konsumit të tij, apo edhe kremrave që mund të krijohen duke përdorur atë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





