Transmetuar më 16-07-2014, 10:58

Është thënë shpesh se mëngjesi nuk duhet lënë pa ngrënë, por ekzistojnë dy arsye të forta se pse duhet ta hani rregullisht. Veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët, të cilët nëse e lënë pa konsumuar një vakt të tillë, rrezikojnë që kur të rriten të përballen me probleme si diabeti dhe obeziteti.

Një studim suedez i Umea University, ka zbuluar rëndësinë e ngrënies së këtij vakti në fëmijëri dhe adoleshencë, në mënyrë që me kalimin e viteve të gëzohet shëndet i plotë.

Studimi zgjati 27 vjet dhe gjatë tij u mbajtën nën vëzhgim 899 të rinj të shëndetshëm në qytetin e Lulea, nga mosha 16 vjeçare deri në atë 43 vjeçare.

Ajo që zbuluan studiuesit është se të rinjtë që kapërcenin mëngjesin, me kalimin e viteve rrezikuan në masën 68% për tu prekur nga diabeti dhe obeziteti.

Një nga arsyet që shkakton akumulimin e dhjamit është glicemia dhe niveli i kolesterolit të akumuluar në vaktin pasardhës. Ekspertët sugjerojnë që mëngjesi të mos konsumohet sa për të kaluar radhën, por të hahet një vakt i mirë dhe i bollshëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit