
Shkodër, 16 korrik 2014, NOA.al- Një 51 vjeçar nga Shkodra është vënë në prangat e policisë nën akuzën e abuzimit me të mitur.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë Noa.al, se u vu në pranga Gëzim Muça, 51 vjeç, me banim në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kryejë vepra të turpshme me një djalë të mitur, duke e kërcënuar me jetë atë që ti bindej dhe të mos tregonte.
Mësohet se fëmija ka mundur të shpëtojë nga duart e 51 vjeçarit, duke kërkuar ndihmën e prindërve të tij. Pas kësaj fëmija i shoqëruar nga prindërit është paraqitur në polici, për të denoncuar Muçën.
51 vjeçari e ka gënjyer djalin me moshë 13 vjeçare se do i tregonte disa gardelina që kishte në shtëpi. Sapo e ka futur brenda duke e kërcënuar me kaçavidë ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.
Për fatin e të miturit, dera e jashtme nuk ishte zënë me çelës duke bërë që ai të shpëtojë. Pas hetimeve të uniformave blu, u bë i mundur arrestimi i tij, ndërsa vijon puna për të zbuluar gjithë detajet e ngjarjes./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





