Transmetuar më 16-07-2014, 10:13

Nga aktorët deri te këngëtarët, nga heronjtë e sportit te meshkujt më të fuqishëm në planet. Është ky albumi i kujtimeve të 67 vjeçarit Lester Wisbrod.

Në të gjitha fotografitë shfaqet edhe ai, “shpikësi” i fotografive selfie. Që nga viti 1981, vit në të cilin bleu një makinë fotografike, një Canon Sure Shot 35mm, Lester është vënë në ndjekje të personazheve të famshëm, për tu vetëfotografuar me ta.

Në mes të qindra fotografive, spikat ajo me ish- Presidentin e SHBA, Ronald Regan, me kampionin e boksit, Mike Tyson, me aktorin Clint Eastwood, me aktoren Jennifer Aniston dhe me regjisorin Steven Spielberg./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit