
Patos, 16 korrik 2014, NOA.al- Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një konflikti të ndodhur në Patos.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se si i dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi në flagrancë i 19 vjeçarit Halil Hysaj, me banim në lagjen “29 Marsi” në Patos.
I sipërpërmenduri gjatë mesnatës së lënë pas, pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë, 42 vjeçarin Gëzim Hoxha, me banim po në Patos.
I dëmtuari për shkak të plagëve të marra u dërgua në spitalin e Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë materialet në ngarkim të Hysaj i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





