
Fier, 16 korrik 2014, NOA.al- Polica e Lushnjes ka nisur procedimin penal për një 34 vjeçar nga Durrësi, i identifikuar si J.Sulo.
Procedimi penal në gjendje të lirë ndaj tij erdhi pasi në komisariatin e policisë së Lushnjes, 49 vjeçarja B. Mërtika me banim në Seman, ka bërë kallëzim, duke thënë se në vazhdimësi, i sipërpërmenduri e ka joshur me sende materiale, telefon, rroba dhe kozmetikë, vajzën e saj 20 vjeçare, E. Mërtika, duke bërë që pa dijeninë e prindërve të shkojë të aplikojë për pasaportë, me qëllim për ta trafikuar jashtë shtetit.
Siç raporton Noa.al, gruaja deklaroi në polici se e kishte vëzhguar prej kohësh vajzën, duke parë sjellje të çuditshme të saj, deri në momentin që mësoi se ajo do të largohej bashkë me 34 vjeçarin jashtë shtetit.
“Do që ta trafikojë, ajo është joshur prej tij dhe nuk logjikon, ju lutem më ndihmoni, nuk dua ta humb vajzën për faj të tij”, mësohet të jetë shprehur gruaja në polici.
Lidhur me këtë rast u bë shoqërimi i 34 vjeçarit, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme për veprën penale “Trafikim i femrave”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





