
Sarandë, 15 korrik 2014, NOA.al- Tre persona kanë ngelur të plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur në fshatin Piqeras të Sarandës.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se 40 vjeçari Albert Veliu me profesion hidraulik, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në një banesë, ka plagosur Vilson Latifin, Latif Latifin dhe Dashnor Arapin, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, dhe për pasojë është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Mësohet se i dyshuari me të dëmtuarit janë konfliktuar prag mbrëmjen e sotne gjatë kohës që punonin në një banesë në ndërtim e sipër, për rrethana ende të paqarta.
Nga ana e uniformave blu, pas sinjalizimit për këtë rast, u bë arrestimi i 40 vjeçarit, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes./a.y/noa.al/
Qëndrimi i policisë
Sarandë, nga Seksioni i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë për “Plagosje të rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit:
Albert Avdi Veliu, vjec 49, banues në fshatin Piqeras, Sarandë.
Arrestimi I këtij shtetasi u krye pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit D. A., L. L., V. L., dhe E. B.,. Nga këta, shtetasi D. A., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore dhe është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë
Po punohet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje si dhe identifikimin dhe kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë.
Materialet procedural ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88 dhe 25 I Kodit Penal.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





