
Shkodër, 15 korrik 2014, NOA.al- Prej gjashtë muajsh ishte ndarë nga i shoqi dhe si fajtore për këtë ndarje bënte ish vjehrrën e saj.
Një 38 vjeçare nga Shkodra me iniciale M.Q., është denoncuar në polici nga ish- vjehrra e saj, nën pretendimin se e ka kërcënuar me jetë.
“Më telefonon vazhdimisht, më kërcënon se po i dola përpara do të më vrasë dhe do të na zhdukë si familje. Nuk mundem më të jetoj me frikë”, mësohet të jetë shprehur në polici 76 vjeçarja H.K., e cila ka denoncuar ish nusen e djalit.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se 38 vjeçarja ndodhet në proces divorci me të shoqin për ndarje pasurie, ndonëse nga martesa mes tyre nuk ka pasur fëmijë. Pas denoncimit e paditura po procedohet penalisht në gjendje të lirë./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





