Transmetuar më 15-07-2014, 19:23

Ndonëse është një nga ëmbëlsirat më të preferuara, çokollata luan edhe role të tjera dhe veçanërisht për lëkurën.

Çokollata e cila na çliron nga depresioni, mund të shërbejë si një maskë ideale për një fytyrë me më shumë shkëlqim dhe më të tonifikuar.

Për përgatitjen e saj nevojitet kos i bardhë, majltë dhe çokollatë pluhur. Përziejini mirë të gjithë përbërësit, gjysmë lugë mjaltë, gjysmë luge kos dhe një lugë pluhur çokollate.

Përzjeheni deri sa masa të jetë bërë homogjene dhe kompakte. Më tej aplikojeni në fytyrë, me kujdes që të mos e aplikoni në zonën pranë syve.

Këtë maskë aplikojeni duke e masazhuar paralelisht. Lëreni të veprojë deri sa të thahet dhe të shkoqet. Pas kësaj lëkura do të jetë më e freskët dhe më e lëmuar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit