

Kishte ëndërruar që të fitonte lotarinë dhe për këtë arsye kishte ftuar çdo ditë shefin e tij që të luanin për Euromillions.
Tashmë që Fatih Ozcan, kamarier në një restorant turk në New York, i trokiti fati në derë, duhet të ndajë çmimin e një milionë sterlinave në mes me shefin e tij.
Faith dhe pronari i tij, Hayati Kucukkoylu, përfunduan direkt në gjykatë pas një sherri të ashpër mes tyre.
Kjo pasi vartësi nuk donte që ta ndante çmimin me shefin, duke pretenduar se e kishte tërhequr me zor që të luante për Euromillions.
Por gjykata i dha të drejtë Hayati, i cili arriti të provojë që paratë e luajtura vinin nga kasa e restorantit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





