



Olga Romanovich, është një vajzë e bukur e shpallur Miss Bjellorisia. Ajo ishte vetëm katër vjeç kur u rrëmbye dhe tashmë pas një kërkimi të zgjatur për 16 vjet, arriti që të gjejë familjen e saj.
Kur u rrëmbye ndodhej bashkë me nënën e saj në Moldavi. Duke u mashtruar nga disa romë, ajo u rrëmbye dhe u shit për një palë vathë floriri.
Olga u rrit me një identitet tjetër, atë të Maria Preyda, dhe me këtë identitet studioi, madje mori pjesë edhe në një konkurs bukurie, ku fitoi. Ajo e ka ditur gjithmonë se ka qenë e birësuar dhe ka kërkuar për origjinën e saj.
Falë policisë dhe kërkimit me Interpol, ajo mundi të gjejë nënën, por në gjendje të rëndë.
“Kur e pashë, qava. Ishte shumë keq. Nuk jetonte, por mbijetonte. Nuk doja ta lëndoja. Ime më nuk ka asnjë faj për atë që ka ndodhur. Ishte punë fati”, thotë 20 vjeçarja./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





