Transmetuar më 15-07-2014, 16:11

Manchester United tërhiqet nga ideja për të afruar Arturo Vidal dhe Juventus merr frymë lirisht, të paktën përkohësisht, citon Supersport.

Lajmi u konfirmuar nga mediat ishullore, sipas të cilave, Van Gaal kërkon të ndryshojë kurs në mesfushën e “Djajve të kuq”.

Motivi kryesor i ndërprerjes së bisedimeve është vlera e lartë e kartonit të kilianit edhe pse ai është konsideruar si lojtari ideal për profilin e skuadrës së Van Gaal.

Bardhezinjtë kërkojnë jo më pak se 55 milionë Euro, një shumë e papranueshme nga drejtuesit e skuadrës angleze.

Ndërkohë, vetë lojtari ka folur nga Kili duke dhënë sinjale të qarta se për të nuk do të jetë problem nëse e vazhdon karrierën në Torino.

“E ardhmja ime? Kur të kthehem në Itali do të shohim se çfarë mund të ndodhë, por unë nuk di asgjë rreth zërave të merkatos. Nuk po lexoj gazeta dhe jam shumë i qetë. Po punoj për të rikuperuar sa më shpejt dëmtimin në gju.

Mund të them vetëm që jam shumë i lumtur te Juventusi. Kam ende një kontratë me klubin dhe do të ishte mungesë respekti nëse do të flisja për një skuadër tjetër”.

Mbreti Artur i ka idetë e qarta, tashmë topi kalon në këmbët e drejtuesve juventinë që duket se janë mes dy zjarreve, atë të shitjes së lojtarit për të mbushur arkën dhe dëshirës për ta mbajtur në skuadër, pasi Vidal mbetet një nga pikat e referencës së skuadrës së Contes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit